18 vite pa Rugovën/ Kryetari Ahmeti: Tek personaliteti i tij ishin të shkrira tiparet e popullit që kërkonte të drejtën e lirisë dhe paqes

Në 18 vjetorin e largimit nga kjo jetë e ish presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetari i BDI Ali Ahmeti e përshkruan atë si një personalitet liridashës ku ishin të shkrira të gjitha tiparet e një populli që nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtën e tij të lirisë dhe paqes.

Postimi i plotë:

18 vite më parë do të largohej për në amshim, Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe në këtë ditë padyshim se më erdhi në mendje largëpamësia e tij vizionare dhe kontributi atdhetar për lirinë dhe konsolidimin shtetëror të Kosovës sonë.

Tek personaliteti liridashës i Rugovës ishin të shkrira të gjitha tiparet e një populli që nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtën e tij të lirisë dhe paqes.

Në kohëra jashtëzakonisht të vështira, ai u bëri ballë represioneve politike serbe, arriti që të qëndrojë guximshëm duke mos u zmbrapsur nga ideali dhe bashkë me jehonën e pushkëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpalosi para botës fytyrën e vërtetë të regjimit agresor serb.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarinë kombëtare të Dr. Ibrahim Rugovës!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=917301493097307&set=a.465898708237590
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…