Festim Halili në Uashington takon disa kongresmen amerikan

Festim Halili në Uashington gjatë pjesëmarjes së tij tek Lutjet e mëngjesit, ka takuar kongresmenët amerikan Pete Sessions, Tracey Mann, Keith Self dhe Randy Weber me të cilët kanë diskutuar çështje me interes për vendin tonë.

Në Kongresin Amerikan takova miqt e mirë të vendit tonë kongresmenët Pete Sessions, Tracey Mann, Keith Self dhe Randy Weber, me të cilin ndamë çështje me interes për vendin tonë dhe partneritetin strategjik. Jemi me fat që kemi aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar në vazhdimësi. Pavarësisht sfidave që ka vendi ynë, SHBA-të kanë qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar përmes programeve të shumta zhvillimore dhe integruese, ka shkruar më tej Halili pas takimeve.

Ai fillimisht gjatë qëndrimit atje ka takuar David Beasley, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe mik i madh i kombit dhe vendit tonë.

Në Washington, të parin që takuam është miku im i vjetër z. David Beasley, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe mik i madh i kombit dhe vendit tonë. Ai ka ndihmuar shumë në rajonin tonë. Ka qenë guvernator i Karolinës Jugore dhe drejtor i WPF. Bashkëbiseduam për shumë mundësi progresi për shoqërinë dhe vendin tonë, kështu ka shkruar Halili pas takimeve në ditën e parë në Uashington.

https://www.facebook.com/photo?fbid=944504027240064&set=pcb.944506613906472
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…