Kryeministri Xhaferi priti në takim ambasadoren amerikane, Aggeler

Kryeministri Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-ve, Angela Ageler. Siç bëhet e ditur ka theksuar përkushtimin e Qeverisë ndaj partneritetit strategjik të Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe theksoi se edhe në funksionin e ri do të vazhdojë të jetë promotor i fuqishëm i atij bashkëpunimi.

Në takim, Kryeministri dhe ambasadorja kanë folur për nevojën e sigurimit të vazhdimësisë dhe efikasitetit në punën e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore, dhe për bërjen e përpjekjeve të përgjithshme për përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Kryeministri Xhaferi theksoi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe do të jenë një konfirmim i kahut të lëvizjes së tij të mëtejshme. Në këtë drejtim, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se procesi i negociatave për anëtarësim në BE do të mundësojë edhe transformim pozitiv të kapaciteteve demokratike në shtet, përforcim të proceseve reformuese në sferën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Ambasadorja Ageler ia uroi Kryeministrin Xhaferi zgjedhjen e tij, duke e theksuar rëndësinë e rolit të tij në zhvillimin demokratik të vendit si Kryetari i parë shqiptar i Kuvendit, dhe Kryetari i parë shqiptar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në historinë e vendit. Ageler theksoi se zgjedhja e Kryeministrit Xhaferi dërgon një mesazh të fuqishëm, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, se diversiteti dhe respektimi i trashëgimisë së pasur kulturore e bëjnë vendin edhe më të fuqishëm. Ambasadorja e theksoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë me Qeverinë në këtë rrugë.

Kryeministri Xhaferi e potencoi përcaktimin e Qeverisë për vazhdimin aktiv të proceseve dhe reformave në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të hapjes së mundësive të reja për prosperitet më të madh ekonomik dhe zhvillim demokratik. Ndër të tjera, Kryeministri e njoftoi ambasadoren edhe për vendimin e Qeverisë të tërheqë Propozim-ligjin për masat restriktive për të cilin bëhen konsultime shtesë dhe gjithëpërfshirëse, pas së cilave parashikohet shqyrtimi i serishëm i të njëjtit në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Kryeministri Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se kontributi ynë për sigurinë kolektive si vend anëtar i NATO-s do të vazhdojë.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…