Ahmeti nga Kumanova: Jetësuam kauzën për Kryeministër shqiptar, vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi kanë takuar sonte qytetarët e Kumanovës.

Ahmeti përmendi të gjitha të arriturat kronologjike të shqiptarëve në mbi 20 vite pushtet të BDI-së, duke shtuar se BDI është parti e cila then tabu dhe korr suksese.

“Kryeministrin shqiptar e kishim synim, ndaj dhe e realizuam. E kush është më meritori se Talat Xhaferi në këtë post, ndaj askush s’ka të drejtë të më tregoj se a është akt politik, apo kombëtar, sepse ne çdo arritje e çdo hise me gjak e kemi larë, ndaj Talati nuk është kryeministër I njëanshëm, ndaj ofendime më të mëdha e më të turpshmë se Pavle Trajanov e Antonoi Milloshovit nuk kam ndje, mirëpo e kuptojmë që jemi tmerr në sytë e atyre që nuk na duan. Objektivat tona kanë porosi, të atyre që nuk janë më në mesin tonë, dëshmorëve tanë, sepse ne gjithçka fituam me gjak, që nga gjuha, flamuri, universitetet dhe institucionet që i meritojmë. BDI nuk u bë e nuk bëhët kurrë monedhe për kusuritje, sepse kemi qëllime dhe ide të qarta, rruga jonë është BE, ndaj ftoj të gjithë partitë politike të bashkohemi dhe të krijojmë një ardhmëri më të mirë për të gjithë qytetarët, sepse ne nuk jemi miliarda si Kina, jemi pak, ndaj duhet të sistemohemi më shpejtë dhe në mënyrën e duhur. Mos mendoje dikush që brenda ditën krijon parti dhe nesër do drejton shtetin, se edhe patent shofer me marr ka procedurë më të komplikuar. Jo rastësisht jemi në Kumanovë sepse ka një simbolikë, sepse Ismet Jashari e ka dashur Kumanovësn dhe ashtu e kishte nofkën, ndaj sot ai nderon qytetin e Kumanovës edhe pse është nga Komuna e Likovës”, deklaroi Ahmeti.

Postimi në facebook:

Bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin, zëvendës kryeministrin Grubi, ministra, deputetë, bashkëpartiak, u mirëpritëm sot në Kumanovë nga një numër i madh qytetarësh, ndaj dhe shpreh faleminderimin tim për mikëpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për të vazhduar rrugëtimin e të arriturave.

Kauza e jetësuar e Kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut vulos një të vërtetë të pamohueshme, atë të barazisë së plotë dhe të shqiptarëve faktorë të së ardhmes progresive dhe europiane.

Bashkë kemi thyer një nga një të gjitha tabutë, të gjitha arritjet tona burojnë nga populli dhe nga takimet si ky i sotmi, dëshmuam vlerat dhe potencialin tonë për të drejtuar shtetin dhe po bashkë duhet të vazhdojmë të qëndrojmë që ta mbajmë atë në binarët që shpiejnë drejt destinacionit të vetëm të përparimit, Europës.

https://www.facebook.com/100044523937585/posts/924479035712886/
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…