Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 6 vjetorin e ikjes nga kjo botë të Abdilaqim Ademit ka bërë homazhe tek varri i tij në fshatin Shemshovë të Tetovës.
Mall e kujtime të shumta të një bashkëveprimi të sinqertë në shërbim të kauzës së barazisë dhe faktorizimit të shqiptarëve sjellin në mendjen e zemrën time përvjetorët e ndarjes nga jeta të bashkëveprimtarit tonë në Bashkimin Demokratik për Integrim, Abdilaqim Ademi.
Në vendprehjen e tij rikujtuam sot gjurmët e punës së tij të sinqertë në shërbim të vizionit tonë për të ardhme të përparuar dhe europiane.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Abdilaqim Ademin!