Kryetari i Qeverisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot bëri inspektim në Kopshtin për fëmijë “Fidani 3” në Komunën e Çairit, pas çka dha deklaratë për mediat.
Në vazhdim e transmetojmë deklaratën integrale të Kryministrit Xhaferi:
“Në vazhdën e aktiviteteve për inspektim të punimeve që bëhen në objektet e ndryshme, sot jemi në Komunën e Çairit, për inspektim të punimeve për ndërtimin e çerdhes Fidani 3 në suazat e saja. Për faktin që është Fidani 3, nënkupton që ka dy simotra paraprakisht në dy vende tjera dhe sipas të dhënave edhe të punë kryesit edhe të udhëheqësve të çerdhes, d.m.th është një objekt që i përmbush të gjitha nevojat e komunës së Çairit dhe më gjerë se komuna.
Ambientet, edhe pse jo të përfunduara deri në fund, tregojnë qartë se krijohet ambient i përshtatshëm për mbi 300 fëmijë të të gjitha moshave që do të kenë nevojë për këtë.
Me rëndësi është që ka kushte bashkëkohore dhe është një ndër objektet më të mëdha sipas arritjeve që ka, dhe sipas informatës të punë kryesit, deri në fund të prillit objekti do të jetë i përfunduar, gjë që mua më mbet të përgëzoj, paraprakisht edhe punë kryesit për punët që i kryen edhe prindërit, stafin, komunën, të gjithë që do të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet e kësaj shtëpie. Gj.gj. më së tepërmi gëzim për ata që do të qëndrojnë këtu në nivel ditor, ku ka fëmijë të të gjitha grup moshave.
Urime!”