Xhaferi në vizitë të  Malit Sharr: Parku Nacional ofron mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin turistik dhe socio-ekonomik të rajonit të Sharrit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot vizitoi  Parkun Nacional të Malit Sharr. Gjatë vizitës së sotme, Kryeministri  realizoi takim me punonjësit dhe drejtorin e Parkut Nacional, Ibrahim Dehari.

Mali i Sharrit është parku i katërt nacional në shtet, dhe i pari i shpallur në Republikën e pavarur të Maqedonisë së Veriut. Me shpalljen e Malit Sharr për Park Nacional, përveç që u mundësua mbrojtja ligjore e këtij thesari të madh natyror për vendin tonë, gjithashtu Maqedonia e Veriut i përmbushi  kërkesat e dy instrumenteve më të rëndësishme të BE-së për mbrojtjen e biodiversitetit.

Parku Nacional “Mali i Sharrit” tani hap mundësi të reja jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit natyror, por edhe për përfitime socio-ekonomike. Mali Sharr është i pasur  me vlera kulturore dhe tradicionale. Në Parkun Nacional  janë të përfshirë 30 fshatra, ku jetojnë rreth 2000 banorë,  ndërsa me  mbrojtjen e malit mundësohet zhvillimi i  rajonit dhe përmirësimi i  jetës së popullsisë vendase.

Kryeministri Xhaferi tha se Mali i Sharrit ofron mundësi për zhvillimin e inovacioneve në turizëm, përmirësimin e kushteve për turizmin veror dhe dimëror, si dhe krijimin e një përmbajtjeje turistike që do të bashkojë potencialet e kësaj zone.

Rajoni i Malit Sharr mund të shfrytëzohet për përmbajtje të reja dhe oferta turistike që do të siguronin zhvillimin e turizmit për fëmijë, turizmit mjekësor, turizmit sportiv dhe turizmit për kategoritë më të moshuara të qytetarëve.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…