Osmani-Kuleba në OKB Nju Jork: Bashkimi Europian është e ardhmja jonë e përbashkët

Më 23 shkurt 2024, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në margjinat e mbledhjes së 56-të plenare të seancës së 78-të të Asamblesë së Përgjithshme, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba

Takimi u mbajt me qëllim të mbështetjes së Ukrainës në ditën e dyvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ku Osmani theksoi se është shumë e rëndësishme të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, sepse nëse Rusia fiton në Ukrainë, atëherë ne jemi të radhës.

Në takim, Ministri Osmani theksoi se sot Federata Ruse është kërcënimi më i madh për sigurinë e Europës, Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Është e rëndësishme të kemi largpamësi strategjike në vendin tonë, në mënyrë që përfundimisht t’i themi “Jo” Rusisë dhe “Po” për proceset integruese europiane në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

Ndërkaq, Ministri Kuleba, duke theksuar faktin se Maqedonia e Veriut qëndroi fort pas Ukrainës gjatë dy viteve të agresionit, shprehu mirënjohje për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe për Osmanin për lidershipin dhe mbështetjen e tij.

“E ardhmja jonë është e përbashkët, ajo e ardhme është Bashkimi Europian, e ardhme për paqe dhe prosperitet”, tha Kuleba.

Të dy ministrat patën fjalimet e tyre para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku dërguan mesazhe të qarta kundër agresionit rus kundër Ukrainës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…