Në margjinat e Samitit investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kryeministri Xhaferi realizoi një takim dypalësh me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso.
Në takim, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë e ndërsjellë për BASHKËPUNIMIN DHE mbështetjen shumëdekadëshe që Maqedonia e Veriut e pranon nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kryetarja Baso, iu uroi zgjedhjen Kryeministrit Xhaferi dhe shprehu pritjen se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i BERZH-së me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhme nën udhëheqjen e tij. Njëherazi, shprehu falënderim për rrumbullakimin e shpejtë të procesit të ratifikimit të amendamenteve të Marrëveshjes për themelimin e Bankës, duke e dalluar Maqedoninë e Veriut si vendin më efikas në atë plan, që çmohet lartë nga BERZH-i.
Kryeministri Xhaferi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht e çmon mbështetjen e BERZH-it, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë për zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomisë vendore. Njëherazi, e konfirmoi përkushtimin e plotë të Qeverisë për realizimin e portofolit aktual të projekteve, si dhe për përgatitjen e projekteve të ardhshme që do të financohen nga banka. Njëherazi, Kryeministri Xhaferi e theksoi rëndësinë dhe dukshmërinë e mbështetjes së BERZH-it në sektorin e transportit përmes të cilit Qeveria ofron kushte më të mira për qytetarët në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor.
Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme në fushën e mjedisit jetësor përmes Projektit rajonal për mbeturina të ngurta, si edhe për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Në të njëjtën zonë përfshihen edhe projektet për kalimin e përshpejtuar nga qymyri si dhe projekti për gazifikimin rajonal.
Në këtë kontekst, Kryeministri Xhaferi shprehu mirënjohjen e tij për atë që është shtytës domethënës dhe aktiv i proceseve moderne reformuese dhe përcaktimeve programore, përmes sigurimit të mbështetjes së fuqishme financiare dhe këshillëdhënëse në të gjitha fushat, duke siguruar prosperitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.