Epopeja e UÇK-së/ Kryetari Ahmeti: Vendosmëria heroike e familjes Jashari përballë barbarisë, u bë kushtrim lirie

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një shkrimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka folur për heroizmin dhe qëndresën e falmijes Jashari, në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Sipas Ahmetit, me qendresën e tyre, familja Jashari do t’i dëshmonin botës mbarë atdhedashurinë dhe shenjtërinë e lirisë, duke ujitur me gjakun e tyre të pastër përjetësinë e Kosovës sonë.

Shton se ajo vendosmëri e tyre heroike përballë barbarisë u bë kushtrim lirie.

Shrkimi i plotë:

26 vite më parë Jasharajt me heroizmin dhe qëndresën e tyre do t’i dëshmonin botës mbarë atdhedashurinë dhe shenjtërinë e lirisë, duke ujitur me gjakun e tyre të pastër përjetësinë e Kosovës sonë.
Ajo vendosmëri e tyre heroike përballë barbarisë u bë kushtrim lirie, ata ranë heroikisht i madh e i vogël për të përcjellur mesazhin e fuqishëm të mosdorëzimit duke na e lënë amanet çlirimin dhe ruajtjen e dinjitetit të tokës ku u lindën dhe u rritën.
Në kujtimin e tyre gjejmë forcën dhe frymëzimin për të vazhduar kauzat kombëtare të përparimit!
Lavdi e përjetshme Jasharajve, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/941908550636601?ref=embed_post
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…