BDI: Të vazhdohet me qasjen më të drejtë dhe më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrës

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjitha femrat me rastin e festës së tyre ndërkombëtare të 8 Marsit, ditës që shënon kthesën e madhe, ndërgjegjësimin shoqëror për barazinë si të drejtë legjitime e tyre dhe respektit më të madh shoqëror.

Le të jetë kjo ditë shkëndijë reflektimi mbi rolin jetik të femrës në të gjitha proceset e zhvillimit shoqëror dhe apel që të vazhdohet me qasjen më të drejtë dhe më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrës.

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka kushtuar në vazhdimësi rëndësi të veçantë avancimit të pozitës shoqërore të femrës, ka kontribuar në rritjen aktuale të përfaqësimit të saj në çdo institucion, mbështet aktivizmin e saj dhe do të vazhdojë proklamimin dhe zbatimin e zotimeve për avancim të mëtejshëm të vlerës së barazisë gjinore.

Në kuadër të subjektit tonë politik, funksionon edhe Sekretariati për
Mundësi të Barabarta që angazhohet për jehonë më të madhe faktorizuese të femrës në përgjithësi.

Bashkë pa paragjykime le të vazhdojmë të çojmë përpara proceset e zhvillimit të vendit dhe të ardhmes europiane.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…