Xhaferi-Presker: Sllovenia ofron mbështetje pa rezervë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me  ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në shtetin tonë, SH.T Gregor Presker.

Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë dhe mundësitë për avancimin e tyre, me theks në bashkëpunimin ekonomik. Në takim u diskutua edhe për perspektivën evropiane të shtetit tonë, si dhe për situatat në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëbiseduesit theksuan se dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe që karakterizohen me mbështetje dhe respekt të vazhdueshëm të ndërsjellë.

Kryeministri Xhaferi e përshëndeti mbështetjen që Sllovenia e jep për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe për ndarjen e përvojave në këtë proces.

Krahas bashkëpunimit të suksesshëm politik dhe ekonomik mes dy vendeve, bashkëbiseduesit shkëmbyen qëndrime edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, punëve të brendshme, kulturës, shkencës dhe arsimit.

Ambasadori Presker theksoi se Maqedonia e Veriut me vendet tjera të rajonit është prioritet gjeografik për Slloveninë dhe do të vazhdojë mbështetja aktive dhe e zëshme e Sllovenisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…