Xhaferi-Larson Xhein: Me anëtarësimin e Suedisë, NATO bëhet më e madhe dhe më e fortë, me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vend, Ami Larson Xhein.

Kryeministri Xhaferi drejtoi urime ndaj ambasadores Larson Xhein për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë në NATO dhe i dorëzoi letër urimi drejtuar Kryeministrit suedez Ulf Kristerson. Me këtë rast, theksoi se me këtë akt historik, Aleanca bëhet më e madhe dhe më e fortë, e me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike. Duke i uruar mirëseardhje Suedisë në NATO, Kryeministri Xhaferi theksoi se nga ky moment, aleatët vazhdojnë të ecin së bashku drejt përforcimit dhe zgjerimit të familjes së përbashkët euroatlantike. Ai theksoi se, në kushte kur bota përballet me siguri të çrregulluar dhe me sfida për vlerat dhe parimet demokratike nga ana e aktorëve autoritarë, çdo përpjekje e përbashkët është  kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.

Ambasadorja suedeze Xhein falënderoi për urimet dhe për mbështetjen e fuqishme dhe të gjerë të pranuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin aderues. Drejtoi mirënjohje të veçantë për Xhaferin, i cili edhe në funksionin paraprak të Kryetarit të Kuvendit edhe në atë aktual të Kryetarit të Qeverisë, dha kontributin e vet personal në proces. Si përgjigje, theksoi se Suedia do të jetë partner i fuqishëm dhe stabil në Aleancë dhe aleat i besueshëm i Maqedonisë së Veriut. Larson Xhein foli edhe për elementet kryesore që Suedia i sjell në Aleancë me anëtarësimin, ndër të cilat edhe aftësitë e fuqishme ushtarake në tokë, det dhe ajër, dhe njohja e territoreve nordike.    

Në takim u konstatua gjithashtu se Maqedonia e Veriut dhe Suedia, ndërtojnë në vazhdimësi marrëdhënie partneriteti me dialog politik në nivel të lartë dhe kanë bashkëpunim në shumë fusha me interes të ndërsjellë. Kryeministri Xhaferi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme suedeze të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian dhe për ndihmën e rëndësishme zhvillimore suedeze në fushat që janë të dobishme për reformat tona.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…