BDI përshëndet mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin në BE

Bashkimi Demokratik për Integrim e përshëndet deklaratën të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, konkretisht porosinë që, Maqedonia e Veriut të jetë kandidate e plotfuqishme dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se partneriteti i fuqishëm dhe aleanca multilaterale e Maqedonisë me NATO-n dhe OSBE-në, është meritë e politikave proevropiane të Qeverisë aktuale, gjë që është theksuar edhe në vlerësimet e partnerit strategjik të Maqedonisë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, fushata “PO Evropës, JO Rusisë” ngërthen në vete ndryshimet që shteti i ka realizuar në drejtim të integrimeve, ndërsa e njëjta politikë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të 8 majit, kur qytetarët me votë do të dënojnë fuqishëm implikimet ruse, të cilët tashmë janë pjesë e opozitës si shqiptare, ashtu edhe asaj maqedonase.

Gjithashtu, është pikërisht kryediplomati Bujar Osmani, njëherësh kandidat për president i shtetit që, si kryesues me OSBE-në, e shndërroi Shkupin në kryeqendër botërore të zhvillimeve politike.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, përsëriti deklaratën se “Qeveria aktuale ishte e përkushtuar për anëtarësim në NATO dhe anëtarësim në BE dhe pritjet tona janë që qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve, të jetë ngjashëm e përkushtuar për anëtarësim në BE dhe luftën kundër korrupsionit”.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…