BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Të etur për pushtet, VMRO-DPMNE në vazhdimësi po sfidon bashkëjetesën dhe tolerancën ndëretnike, duke shkaktuar huti në opinion se pikërisht ajo na qenka partia që mund të vendos se cila parti shqiptare është e denjë për partneritet qeverisës.

Në një deklaratë për media, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski, tha se “Bashkëpunimi ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së pas zgjedhjeve është i pamundur”.

I bëjmë me dije VMRO-së dhe derivateve të saj te opozita shqiptare se qytetarët janë partnerë kryesor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pikërisht qytetarët vendosin se kush do të udhëheq Qeverinë në mandatin e ardhshëm.

Në mungesë të ofertës për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët dhe të frikësuar se fitorja e thellë e presidentit në ardhje – Bujar Osmani dhe e Frontit Europian, VMRO dhe opozita shqiptare po vazhdojnë me fjalorin e pistë zgjedhor, duke dashur të minimizojnë çdo ndryshim që i ka ndodhur vendit dhe qytetarëve.

Fronti Europian është koalicion serioz, me përgjegjësi të madhe që për detyrë kryesore e ka trasimin e rrugës europiane të shtetit dhe jo lojërat me fjalë që, për pikë politike, e vënë në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të saj.Njëkohësisht, i bëjmë thirrje opozitës maqedone dhe asaj shqiptare, se BDI – më 8 maj do të jetë në pozitë të zgjedh partnerin qeverisës dhe jo VMRO, pasi Fronti Europian do të kalojë +20 deputetë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…