Fronti Europian hapi shtabin në Ohër/ Sela: Do jemi fitues absolut në zonën e 5-të

Bashkimi Demokratik për Integrim në prezencë të një numri të madh të simpatizantëve dhe anëtarëve hapi shtabin zgjedhore komunal në qytetin e Ohrit.

Në hapjen e shtabit në Ohër pjesëmarrës ishin bartësi i listës në Zonën e V-të zgjedhore, Ziadin Sela dhe Musa Xhaferi si dhe koordinatorët e BDI në këtë zonë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Bartësi i listës Ziadin Sela tha se në këto zgjedhje nuk ka dy blloqe politike, por ka vetëm një bllok, e ai bllok është Fronti Europian.

“Çdo votë që e nxjerrim për Frontin Europian është votë që e shkëpusim prej VMRO- dhe Levicës sepse ato nuk janë për ndryshimet kushtetuese. Është kusht i Bashkimit Europian që të hapen të gjitha kapitujt. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria këtë proces e çojnë paralel dhe duhet shumë shpejt të bëhemi pjesë e BE-së për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Sela.

Musa Xhaferi në fjalën e tij tha se ky Front është krijuar për të trasuar rrugën drejt Bashkimit Europian, duke shtuar se kundërshtarët politik Ohrin nuk e kanë vizituar as si turista.

“Bashkë me Ziadinin do të bëjmë fushatë demokratike në zonën 5. Kundërshtarët tanë Ohrin nuk e kanë vizituar as si turista. Ata që pretendojnë të vijnë në pushtet nuk ofrojnë program. Ohri do ta shpallë fitoren e Frontit Europian dhe në zonën 5 do të jemi fitues apsolut”, tha kandidati për deputet Musa Xhaferi.

Të dy kandidatët për deputet një zëri theksuan se Fronti Europian ka kandidatin më të mirë për president, dhe këtë Bujar Osmani e ka dëshmuar duke udhëhequr në mënyrën më të mirë me ministrinë e Jashtme.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…