Ali Ahmeti nga Fronti Europian: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

Në seancën e sotme simuluese konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dalur nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, mbajti fjalë rasti.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka bërë analizë substanciale si me organet e veta drejtuese, ashtu edhe me përfaqësues të Frontit Europian.

Vendi ynë duhet që qëllim ta ketë paqësimin me të gjitha vendet e rajonit, dhe për t’i prirë këtij paqësimi do të ndikonte mjaft, ndryshimi i Kushtetutës dhe inkorporimi i komuniteteteve të vogla që jetojnë në këtë vend si kategori kushtetuese.

Sa më lojal shteti aq më lojal janë qytetearët, sa më përfillës shteti, aq më shumë kanë besueshmëri qytetarët.

Shtet i cili jo në mënyrë arbitrare të vendosi mbi komunitetet e vogla që nuk kanë mundësi për të qenë të barabartë.

Ne si postulat e kemi patur parsyshë, prandaj njëzëshëm, mbështesim ndryshimin e Kushtetutës, mbështesim që pas pesë viteve presidenti aktual të ngre iniciativën që kryetari i shtetit të zgjidhet në Kuvend, sepse është reflektim i drejtpërdrejtë i përfaqësimit të qytetarëve në organin më të lartë ligjvënës.

Ne jemi republikë parlamentare dhe duhet të ushtrohet demokracia parlamentare, që kryetari i ardhshëm të zgjidhet me shumicë të kuvendarëve, dhe me parimin e Badinterit, prandaj zoti kryetar ne u japim mbështetje të plotë ndryshimeve në këtë vend për të ecur përpara.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…