Ali Ahmeti nga Tearca: Më 8 maj Fronti fiton dhe vazhdon veprimin deri në anëtarësim të plotë në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare ka vazhduar takimet me banorët e Tearcës. Para simpatizantëve Ahmeti ka theksuar se tani kemi dy opsione, opsioni i integrimit dhe opsioni i vendnumërimit.

Me 8 Maj vendoset a do të shkojmë drejt integrimit apo do të ulemi në kolltukë për të vendnumëruar dhe ta bëjmë si ajo porosia e Gjergj Fishtës që thotë: A i kishte mytesarifi Arifi kësulën qyp apo mullar!? Për këtë të dytën le të ndalen ata që mendojnë për vendnumëro dhe le të shohin se si e ka mytesarifi kësulën “qyp apo mullar”? Ne e kemi ndarë mendjen se ardhmëria e vendit tonë është Bashkimi Europian, nuk ka filozofi dhe teori tjetër që mund ta vërtetojë të kundërtën. Lëre që s’ka teori dhe praktikë që mund të kundërtën të na e dëshmojë por akoma nuk kanë lindur burra në këtë vend që mund të na bindin për ndryshe se ne e kemi vënë moton: Po EUROPËS dhe JO Rusisë! Fundi i fundit atdheu i të parëve i të gjithë europianëve është Mesdheu, është Ballkani, janë edhe tokat shqiptare. Europa e qetë nuk mund të jetë edhe pa hapësirat e Ballkanit Perëndimor, koha dhe historia e ka dëshmuar që paqja, stabiliteti dhe siguria janë të qëndrueshme kur triumfojnë në hapësira të gjëra, në shumë vende e shtete prandaj edhe kjo copë e vogël e Europës që ka mbetur është momenti i fundit që të jetë pjesë e saj. Na kanë dëshmuar shumë personalitete të Europës, po e bëtë edhe hapin e pritshëm, ndryshimin e Kushtetutës brenda katërt viteve jeni anëtarë të Bashkimit Europian. Unë e shoh që rezistenca është e madhe, rezistencë patriotike nga opozita maqedonase, se gjoja po shiten interesat kombëtare dhe se kombi maqedonas është i rrezikuar drejt asimilimit dhe tjetërsimit. Përse përcjellin këtë mesazh ogurzi tek popujt tjerë, pse e vënë në dyshim identitetin e vet kombëtar, ai që është maqedonas është maqedonas, ai që është bullgar është bullgar, ai që është shqiptar është shqiptar dhe jo sipas stinëve të nderojnë gëzofin, kështu që dëshmi se asgjë nuk do të ndodhë por përkundrazi do të forcohen komuniteti maqedonas me futjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe garanca nga komuniteti ndërkombëtar, nga Bashkimi Europian, nga SHBA-të është që nuk ka as kërkesa shtesë nga pala bullgare e as nuk do të ketë prandaj mos të bëhen peng për anëtarësimin e vendit në BE si e vetmja alternativë që ne mund të ndalim njerëzit në kërkim të standardeve më të forta dhe më të mira drejt vendeve të Europës.”

“E vetmja alternativë që na mundëson të bëjmë programe për kthimin e atyre që janë në Europë, kush është patriot e atdhetar dhe ta dojë këtë vend, duhet ta kuptojë, sot është momenti i duhur, momenti historik që vendi ynë të ecë përpara dhe jo të qëndrojë në vendnumërim. Sot është momenti historik, po ndërtojmë ardhmërinë e shtetit, po forcojmë demokracinë, paqen stabilitetin, ZERO problem me fqinjët. Çdo patriotizëm pa mbulesë, çdo provokim e ofendim në adresë të Frontit dhe në veçanti të Bashkimit Demokratik për Integrim që nën emër justifikohen me BDI-në sepse është politikë antishqiptare, nuk është çështje e BDI-së por është çështje antishqiptare, çdo kthim pas është i rrezikshëm për vendin, për stabilitetin dhe për marrëdhëniet ndëretnike. Përgjegjësinë për stabilitet, për qetësi e paqe në këtë vend e mbajnë dy komunitetet më të mëdha shqiptarët dhe maqedonasit, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm se çfarë flasim sepse po të vijë puna për trimëri, nuk është mirë që të matemi, iku koha e trimërisë, pushka pas luftës nuk ka vlerë, ashtu siç fjala pas kuvendit është e pa vlerë”, ka deklaruar kryetari i BDI Ali Ahmeti në Tearcë.

Talat Xhaferi para të pranishmëve tha se Fronti Europian do të jetë fitues në zgjedhjet e 8 Majit dhe në zonën e gjashtë zgjedhore do të marrë maksimumin e votave.

“Unë jam i bindur se kemi arritur të arsyetojmë atë besim të marrë dhe të dhënë në zgjedhjet 2020 e këndej. Keni parasysh se si qeveri një nga detyrat kemi edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, para raundit të parë, i dini të gjitha paralajmërimet për gjoja situatë të tensionuar në Gostivar dhe në Tetovë dhe me atë arsyetim gjoja ka nevojë për angazhim të forcave speciale policore në këtë rajon. Jemi dëshmitarë se as që kishte nevojë për forca speciale, as nuk kishte nevojë për angazhim shtesë, është vërtetuar nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtar që procesi zgjedhor ka rrjedhur në mënyrën më të mirë të mundshme për çka meritorët më të mëdhenj jeni ju të dashur qytetarë për faktin që në mënyrë europiane duke mbështetur Frontin Europian, si europianë u jeni rekë vendvotimeve tuaja dhe në mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme keni shprehur vullnetin tuaj. Teoritë e kundërvënies mes nesh janë shuarë me themelimin e Frontit Europian, ky fron nuk është subjekt i cili do të merret me vetveten dhe me oponentët brenda llojit Fronti Europian është përgjigja më e mira e dy blloqeve të cilat historikisht kanë pretenduar që për gjithçka në këtë vend faji t’i hedhet tjetërkujt gjegjësisht ndër shqiptarët. Andaj përgjigjen në gjysmën e parë të lojës e morën, mendoj që vulën përfundimtare në gjysmën e dytë të lojës me datë 8 Maj përfundimisht do ta marrin dhe unë nuk kam dilema dhe nuk kam arsye që mos të kërkoj në cilësinë e kryeministrit dhe kandidatit për deputet i radhitur i dyti pas liderit Ali Ahmeti, me mburrje, me krenari, me përulje votën tuaj, mbështetjen tuaj për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare të gjithë atyre që bëjnë paralajmërime ogurzeza për këtë vend. Vendi jonë është Europa dhe Dielli për ne lind në Perëndim”, është shprehur Talat Xhaferi, kryeministër dhe kandidat për deputet në nj.z.6.

Kandidati për deputet nga rradhët e TDP-së Bejxhan Iljaz para të pranishmëve theksoi se më 8 maj Fronti Europian do të ketë fjalën kryesore në qeverisjen e vendit.

Jemi shumë afër një fitoreje të sigurt. Më 8 maj, Fronti Europian do ta ketë fjalën kryesore në qeverisjen e vendit. Përgjigja jonë për konkurrentët tanë është e qartë, ju çka do që të bëni (me premtimet tuaja të kota – boshe) nuk mund ta mashtroni popullin. Ne të gjithë së bashku siç jemi mbledhur sot përsëri më 8 maj do të mblidhemi për ta festuar fitoren, tha Iljaz.

Nuhi Neziri para të pranishmëve tha se Fronti Europian është opsioni i vetëm politik i cili garanton siguri, stabilitet dhe rrugë të sigurte drejt BE-së, prandaj ai ka bërë thirrje që me datë 8 Maj të gjithë bashkë të rrethojnë numrin 4.

Video: https://youtu.be/zPLdIgsjOfk

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…