BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh zhgënjimin e thellë për vendimin e Qeverisë aktuale për shfuqizimin e vendimit të mëparshëm për ndërtimin e aksit rrugor Gostivar – Bukojçan që është pjesë e Korridorit 8 nëpërmjet të ndërtimit të tunelit që lidh Gostivarin me Kërçovën në vend të ndërtimit të autostradës në lartësi të madhe malore.

Dëshirojmë të potencojmë se me vendimin e miratuar nga Qeveria e kaluar parashihej projektimi dhe realizimi i tunelit në gjatë 5 km në autostradën  Gostivar- Bukojç që është pjesë e Korridorit 8.

Një vendim i tillë është marrë pas përfundimit të të gjitha analizave dhe hulumtimeve gjeo-mekanike për zgjedhjen e variantit më të mirë për ndërtimin e këtij aksi rrugor e cila është më e shpejt dhe më e sigurt për zhvillimin e  komunikacionit dhe njëkohësisht më ekonomike për mirëmbajtjen e saj.

Me këtë vendim zgjidhen problemet gjatë ndërtimit  të kësaj pjese të autostradës sepse në të kundërtën do paraqiten problemet që do të zgjate kohën dhe vlerën e ndërtimit, probleme këto që janë  evidente në realizimin projekteve të filluara në të kaluarën.

Si zakonosht, shqiptarëve pa legjitimitetin e popullit shqiptar në Qeverinë monoetnike nuk iu dëgjua as zëri edhe as që u përfillën kur po cënohet projekti më i madh e më i rëndësishëm i vendit.

BDI thekson se ndërtimi i Korridorit 8 është i një rëndësie kyçe për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me vendet fqinje dhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore që do të ndikojë në mënyrë pozitive në tregtinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Ne besojmë se ky vendim është një hap prapa në përpjekjet tona për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të forcuar pozitën strategjike të vendit tonë në rajon.

Ky vendim i gabuar duhet menjëherë të rishqyrtohet bashkë me partnerin strategjik dhe të ndërmerren masa për të vazhduar me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…