BDI Kërkon Hetim Ndërkombëtar për Korrupsionin: “Nëse keni guxim ftoni ndërkombëtarët menjëherë”

Sot, Kryetari Ahmeti mblodhi kryesinë e ngushtë të partisë për të përgatitur mbledhjen e nesërme të kryesisë qëndrore.

Gjatë këtij takimi, u diskutua gjerësisht për propagandën falco dhe akuzat për korrupsion të nivelit të lartë.

Si parti, jemi të përkushtuar që lufta kundër korrupsionit të mos shndërrohet në një betejë për përfitime ditore dhe partiake, por të jetë në shërbim të zbulimit të së vërtetës dhe ndalimit të këtij fenomeni të dëmshëm.

Andaj edhe njëherë ftojmë të gjitha partitë politike, veçanërisht ato që janë në pushtet, të kërkojnë menjlherë  nga  komunitetin ndërkombëtar  monitorues për një vetting tërësor dhe gjithëpërfshirës të të gjithë zyrtarëve publikë në 30 vitet e fundit.

Ky hap është thelbësor për të rritur transparencën dhe për të rivendosur besimin e qytetarëve.

Refuzimi i kësaj kërkese urgjente do të dëshmojë se akuzat  e  rreme përdoren vetëm për të mbuluar veprimet tuaja, por edhe mungesën e guximit për t’u ballafaquar me të vërtetën rreth korrupsionit në vend. Ne kërkojmë nga partitë politike dhe komuniteti ndërkombëtar të veprojë tani për të mbështetur këtë proces.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…