Ali Ahmeti: Besoni se ne mund të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë

Lideri i BDIsë i fton shqiptarët të besojnë në ëndrrat e tyre dhe mos të
ngrejnë dorë nga synimet sepse ato mund të realizohen nëse bashkohemi.
“Sigurisht, shumë njerëz nuk do të kishin besuar gjithashtu, se gjuha
shqipe do të ishte një gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ose që
flamuri do të valonte i lirë dhe që do të kishim tre universitete në
gjuhën shqipe. Por ne, ca prej nesh që guxuan të synojnë realizimin e
ëndrrave, e dinim se mund t’ia dilnim. Ne e arritëm këtë së bashku. Siç
do të bëjme edhe tani.
Së bashku, ne do të shkruajmë historinë për ta bërë ardhmërinë. Së
bashku mund t’i tregojmë botës, se vendi ynë mund të jetë me të vërtetë
një shoqëri, ku të gjithë mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të
ndjehen të barabartë. Një vend ku një shqiptar ose një shqiptare mund të
bëhet Kryeministër dhe të jetë udhëheqës i denjë që garanton
partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
Bashkimin Europian.” shkruan Ahmeti

Më tej, Ahmeti thotë që ëndrrat tona që nga viti 2001 janë realizuar
sepse kemi qenë të bashkuar.
“Çdo gjë e ka një fillim. Çdo gjë fillon me një ëndërr. Të gjithë ne
kemi ëndrrat tona, për fëmijët tanë, për veten tonë, për vendin.
Ne shqiptarët, kemi ëndërruar për liri, për barazi dhe luftuam që kjo
ëndërr të bëhet e vërtetë.
Sepse kur besojmë në diçka, ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka.
Si shqiptarë, ne kemi ditur gjithmonë se si të bashkohemi për qëllimet e
përbashkëta, kur ka qënë e rëndësishme dhe vendimtare, gjatë luftës,
gjatë krizës dhe gjatë përpjekjeve tona të pandalura për barazi dhe
integrim.
Kjo është arsyeja pse ne, bashkarisht, kemi arritur shumë në historinë
tonë si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.” përfundon Ahmeti

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…