Ali Ahmeti takon ambasadorin e Francës: Legjitimiteti po shkelet rëndë nga qeveria monoetnike, BDI nuk destabilizon

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadorin e Francës në vend, z. Siril Bomgartner. 

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, integrimit europian dhe ndryshimeve kushtetuese, frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit. 

Kryetari Ahmeti ka përsëritur përkrahjen e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë me ç’rast zhbllokohet rruga drejt Bashkimit Europian, por gjithashtu ka shprehur nevojën e respektimit të emrit kushtetues dhe të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. 

Z. Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila po shkelet rëndë nga qeveria me legjitimitet monoetnik. 

Legjitimiteti buron nga zgjedhjet ku shprehet vullneti demokratik i popullit për të zgjedhur përfaqësuesit e vet, e në veçanti në shoqëri multietnike ku partitë janë të organizuara në baza etnike.

Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk janë përfaqësues legjitim të popullit shqiptar, por janë shërbëtorë të VMROsë dhe po shkatërrojnë çdo të arritur në drejtim të barazisë. 

Në lidhje me situatën e sigurisë, z. Ahmeti alarmoi për mashtrimin e madh qeveritar për të inskenuar skenare destabilizuese që të defokusohet opinionin nga dështimet e mëdha dhe skandalet e panumërta dhe të përditshme të qeverisë së pa-aftë. 

BDI nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues dhe hedh poshtë çdo tendencë komplotiste qeveritare. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…