Ali Ahmeti takon ambasadoren Zvicrane: BDI promotor i rrugës europiane të vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadoren e Zvicrës në vend, zonjën Veronik Ulman. 

Z. Ahmeti dhe zonja Ulman kanë bashkëbiseduar për situatën politike në vend e rajon, integrimin europian dhe ndryshimeve kushtetuese, sundimin joselektiv të ligjit, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e legjitimitetit. 

Kryetari Ahmeti ka siguruar Ambasadoren Ulman për përkushtimin e BDI për integrim europian si prioritet i parë dhe i palëkundur i partisë dhe prandaj angazhohemi për ndryshimet kushtetuese për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë si dhe të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë. 

Në lidhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti theksoi që Zvicra është shembull shumë i mirë i kohezionit shoqëror dhe bashkëjetesës së barabartë dhe prandaj duhet të angazhohet për ta promovuar frymën e barazisë dhe tolerancës në vend edhe më tepër. 

Marrëveshja e Ohrit është e garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje po cënohet rëndë nga qeveria me legjitimitet monoetnik. 

Legjitimiteti zgjedhor dhe vullneti etnik duhet të mbrohet nga të gjithë sepse është burim stabiliteti.

Rreth sundimit të ligjit, BDI angazhohet për drejtësi joselektive, jashtë kthetrave të partive të cilët kanë marrë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit, prandaj dhe nevojitet veting i monitoruar ndërkombëtarisht që të ndërpritet propaganda politike dhe gjyetia e shtrigave.  

Për skenaret destabilizuese të Qeverisë, z. Ahmeti nënvizoi sërish që BDI nuk është pjesë e skenareve të tilla dhe bëhet fjalë për mashtrim të madh qeveritar që të defokusohet publiku nga dështimet dhe skandalet e panumërta. 

BDI nga shtatori do ti vizitojë qytetarët në çdo vendbanim dhe bashkë me ata do të veprojë në mbrojtje të dinjitetit të nëpërkëmbur kombëtar nga ana e hyzmeçarëve në shërbim të VMROsë. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…