BDI: Rikthimi i rrahjeve për motive etnike është i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm

Pas informacioneve zyrtare lidhur me rrahjen e mbrëmshme, respektivisht sulmin fizik ndaj tre të miturve shqiptarë në Qendër të Shkupit duke përdorur edhe sende të forta, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin serioz, aq më tepër kur u informuam se sulmi ndaj të miturve ka ndodhur për motive etnike.

BDI vlerëson se ky incident, jo i paprecedent fatkeqësisht, vjen si rezultat i dështimeve të përditshme të Qeverisë për të kultivuar marrëdhënie të mira ndëretnike, gjegjësisht si pasojë e hapjes së shumë çështjeve ndëretnike, si dhe vet nxitja e fjalorit provokues ndaj çështjeve etnike.

VLEN bashkë me partnerët e tyre VMRO-ZNAM, po na kthen në kohën kur fëmijët shqiptarë sulmoheshin nëpër autobusë, shqiptarët ofendoheshin paturpësisht nëpër çdo stadium në çdo ndeshje sportive, e që BDI një frymë të tillë e kishte ndaluar plotësisht pas një angazhimi të madh në kontinuitet.

I bëjm apel Ministrisë së Punëve të Brendshme  që të ndërrmarin të gjitha hapat e duhur për ta zbardhur këtë rast, të dënohen dhunuesit dhe sa më parë të ndërmarrin masa preventive lidhur me ndalimin e zgjerimit të kësaj dukurie.

BDI qëndron fuqishëm në angazhimin tonë për të kontribuar maksimalisht në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike në vend.

Related posts

BDI: Nënshkruat deklaratë për mos hyrje në Qeveri pa perspektivë europiane, u rreshtuat me Kinën dhe Rusinë

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me…

BDI: Politikat e gabuara po na i rrëmbejnë të ardhmen europiane

Sot, vendi ynë është përballë një momenti të dhimbshëm, që për çdo qytetar që ka ëndërruar për të ardhmen evropiane, zgjon ndjenja…

Përjashtimi i Shqiptarëve nga Komisionet: Diskriminim i Papranueshëm dhe Dështim i Përfaqësimit"

Demokracia dhe barazia etnike janë parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. Me shqetësim të madh, ne në Bashkimin Demokratik…