Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ulusoy bashkëbiseduan rreth shumë çështjeve në vend dhe rajon si integrimin europian të vendit, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona, partneriteti strategjik me Republikën e Turqisë, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut, etj.

Ahmeti njoftoi Ambasadorin Ulusoy që BDI nuk lëkundet aspak nga përkushtimi për ta integruar vendin në Bashkimin Europian dhe do të vijojë të veprojë për realizimin e këtij synimi.

Gjithashtu, jemi të përkushtuar për të ndërtuar partneritet strategjik me Republikën e Turqisë e cila na ka mbështetur pa rezervë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Sa i përket Qeverisë pa legjitimitet etnik e cila ka përjashtuar përfaqësuesit e etnive, z. Ahmeti thekson që duhet ndalur menjëherë mos respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe nënçmimi i komuniteteve në vend.

BDI mendon që zgjidhja më e mirë nga situata me marrëdhënie të tensionuara ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe pa perspektivë europiane, janë zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor 2025.

Prandaj, ne e pranuam sfidën publike të z. Mickovski dhe mirëpresim gatishmërinë edhe të partive tjera opozitare për tu përballur në zgjedhje vitin e ardhshëm.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…