Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. 

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Rokas diskutuan gjërë e gjatë për të gjitha çështjet politike në vendin tonë, reformat e nevojshme për integrim europian, legjitimitetin dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe zgjedhjet në Maqedoni të veriut. 

Ahmeti njoftoi Ambasadorin Rokas që BDI është parti e cila për asnjë çast nuk lëkundet nga përcaktimi dhe orientimi euroatlantik.

Për ne, integrimi Europian është pa altternativë dhe BDI jep përkrahje të plotë për vazhdim të negociatave dhe realizim të reformave pa asnjë vonesë dhe me konsensus politik. 

Në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, z. Ahmeti përkujtoi që BE dhe SHBA janë garantues të marrëveshjes së paqes dhe që marrëdhëniet ndëretnike janë rënduar shumë nga hapat e pamenduara të qeverisë për gjuhën shqipe, përkatësinë etnike, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, etj. 

Maqedonia e veriut dhe maqedonasit nuk kanë humbur asgjë nga barazia me shqiptarët dhe shteti nuk është cënuar aspak nga zbatimi i marrëveshjes së ohrit. 

Dialogu politik në vend duhet të respektojë legjitimitetin zgjedhor të përfaqësuesve legjitim të komuniteteve etnike sepse kështu mundësohet stabilitet, siguri dhe kohezion shoqëror. 

z. Ahmeti përsëriti që zgjidhje për këtë situatë të rënduar janë zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor të vitit 2025. 

Related posts

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…

35-vjetori i rënies së Zhitisë dhe Fazliut/ Ali Ahmeti: Ndër të parët që nisën ortekun e luftës çlirimtare të kombit shqiptar

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i BDI, Ali Ahmeti ka kujtuar sot…

Ahmeti i përgjigjet Mickovskit: Siç kërkuat ju, le të shkojmë në zgjedhje, qytetarët le ta thonë fjalën e tyre

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, nëpërmjet të një postimi në Facebook, i është përgjigjur Kryeministrit Hristijan Mickovski për deklaratën e sotme…