Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe dinjitetit të popullit shqiptar. Këto veprime provokuese dhe të mbushura me urrejtje janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim për sërishjen ndëretnike dhe stabilitetin e vendit tonë.

Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë, e cila, sipas informacioneve të deritanishme, ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidentet, ndërsa ata që dogjën flamurin shqiptar nuk janë ndëshkuar. Ky trajtim i pabarabartë jo vetëm që minon besueshmërinë e institucioneve, por edhe thellon mosbesimin ndërmjet komuniteteve.

U bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që të veprojnë me paanësi dhe profesionalizëm, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pjesëmarrësit në këto incidente, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pasi vetëm përmes drejtësisë dhe transparencës mund të forcojmë besimin dhe të ruajmë stabilitetin në shoqërinë tonë.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë qytetarëve dhe për promovimin e respektit të ndërsjellë, duke theksuar qartë se veprime të tilla të urrejtjes dhe padrejtësisë nuk do të tolerohen.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…