BDI e Strugës ndez motorët për kryeministrin e parë shqiptar

BDI e Strugës ka filluar të ndezë motorët për kreun e parë të ekzekutivit, më saktë kryeministrin e parë shqiptarë.


Gjithë strukturat e kësaj partie në Strugë kanë filluar mobilizimin e madh për zgjedhjet që do të mbahen më 15 Korrik në Maqedoninë e Veriut drejt një fitoreje të rradhës.


Në një takim me strukturat e partisë kanë qenë të pranishëm edhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kreu i komunës së Strugës Ramiz Merko dhe përfaqësues të tjerë të partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Për BDI-në këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe për shkak se ata kanë shënjestruar njërin ndër postet më të rëndësishme të vendit atë të kryeministrit që i bën shqiptarët të barabartë me maqedonasit .

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…