Valdet Xhaferi

Valdet Xhaferi u lind më 30 tetor 1989 në Shkup, shkollën fillore e kreu në Sh.F. “Ismail Qemali” në Gostivar, shkollën e mesme në “SHMK Gjimnazi Gostivar”, është Magjistër i shkencave Juridike në UEJL.

Pas përfundimit të studimeve është punësuar në Universitetin e Tetovës, ku ka ushtruar për dy vite detyrën e sekretarit në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit. Nga viti 2014 ka qenë pjesë e kabinetit të ministrit të Drejtësisë si këshilltar ligjor ku më pastaj në prill të vitit 2016 emërohet si ministër i Drejtësisë, detyrë të cilën e kreu deri në maj të vitit 2017, nga viti 2018 deri 2023 ushtroi detyrën e drejtorit në Byron për Ekspertizë ligjore.

Ka marr pjesë në shumë konferenca, seminare dhe trajnime në vende të ndryshme të botës. Aktualisht është drejtor i Qendrës Analitike dhe Hulmutuese në BDI “Abdilaqim Ademi”

Related posts

Arbana Pasholli

Arbana Pasholli, e lindur më 19.04.1981 në Dibër, Republika e Maqedonisë së Veriut. Tre vitet e para të shkollës të mesme i…

Arbër Ademi

Arbër Ademi ka lindur më 25.09.1985 në Kumanovë. Në vitin 2004 regjistrohet si student në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin Juridik…

Bajram Rexhepi

Bajram Rexhepi, i lindur më 25 Shkurt të vitit 1978, në fshatin Sellcë të Tetovës. i Martuar dhe baba i tre fëmijëve…