Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z. Jaroslav Ludva, në selinë e BDI-së

Tetovë, 28 maj 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpriti në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilin kryetari Ahmeti e vlerësoi si prioritet absolut për BDI-në dhe për shqiptarët.

Ai theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian nuk duhet të mbetet një kauzë e njëanshme, por të shndërrohet në prioritet të përbashkët të të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë në vend.

Në këtë kontekst, kryetari Ahmeti nënvizoi domosdoshmërinë e zbatimit të reformave të thella, përfshirë vetingun e politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve nën mbikëqyrje ndërkombëtare, verifikimin e pasurisë dhe pronës së zyrtarëve publikë, si dhe hetimin e procesit të privatizimit dhe pasojave që kanë buruar prej tij.

Sipas tij, këto janë hapa të domosdoshëm për ndërtimin e një shteti me drejtësi të paanshme, sundim të ligjit dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo interesave të ngushta politike.

Kryetari Ahmeti ritheksoi se integrimi evropian nuk ka alternativë dhe se ai mbetet rruga e vetme drejt stabilitetit, zhvillimit ekonomik, demokracisë funksionale dhe barazisë së plotë për të gjithë qytetarët.

https://www.facebook.com/share/p/18ceH392D3

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…