Kryetari Ahmeti, mori pjesë në mbledhjen komemorative dhe në varrimin e nënës Fatime Xhemaili

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Nënës Fatime Xhemaili, duke e vlerësuar atë si simbol të dashurisë, sakrificës dhe heroizmit për atdheun. Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se Nëna Fatime ishte një grua e fortë dhe e vendosur, e cila gjatë gjithë jetës së saj dha shembull të lartë atdhedashurie, dinjiteti dhe përkushtimi ndaj kauzës kombëtare.

Ai vlerësoi se ajo u la pasardhësve të saj – Bajrushit, Mustafës, Emrushit, Qamilit, Mufailit, Nazifjes dhe Lumnijes – trashëgiminë më të çmuar: dashurinë për atdheun, qëndresën dhe besimin e palëkundur në drejtësinë e luftës për liri dhe pavarësi. Kryetari Ahmeti theksoi se kjo trashëgimi përbën një përgjegjësi të madhe për të gjithë, që kujtimi dhe vepra e saj të nderohen gjithmonë dhe të vazhdohet rruga e sakrificës dhe përkushtimit që ajo mishëroi me dinjitet.

I lehtë qoftë dheu i Kosovës për Nënën Fatime Xhemaili. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe e nderuar përgjithmonë vepra e saj.

https://www.facebook.com/share/p/1EWpqWrqQ8

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…