Butrint Sela

Butrint Sela ka lindur më 2 shtator 1981 në Dibër. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Është profesionist me përvojë shumëvjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe menaxhimit, me angazhim të vazhdueshëm edhe në jetën shoqërore. Në vitin 2003 ka filluar studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, ku në vitin 2007 ka përfunduar me sukses studimet universitare.

Pas diplomimit, është përfshirë në biznesin familjar në fushën e informatikës dhe teknologjisë, duke ndërtuar përvojë profesionale në zhvillimin dhe menaxhimin e shërbimeve IT. Në periudhën 2010–2015 ka qenë i punësuar në Komunën e Dibrës, në sektorin e teknologjisë së informacionit, ku ka kontribuar në mirëmbajtjen dhe modernizimin e sistemeve teknologjike institucionale.

Në vitin 2010, paralelisht me angazhimet profesionale, ka themeluar një biznes shërbimesh që ka zhvilluar bashkëpunim afatgjatë me një kompani amerikane. Ky bashkëpunim vazhdon edhe sot dhe ka rezultuar me krijimin e një strukture me rreth 400 të punësuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aktualisht, Butrint Sela mban pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm për Maqedoninë e Veriut.

Në planin politik, është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim që nga viti 2006 dhe ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Forumit Rinor të BDI-së në Degën e Dibrës.

Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…

1 Comment

Comments are closed.