Kryetari Ali Ahmeti takoi Ambasadorin e Shqipërisë, Sh.T.z. Denion Meidani

Tetovë, 4 shkurt 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua me Shkëlqesinë e Tij, Denion Meidani, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në një moment të ndjeshëm politik për rajonin dhe më gjerë, ata zhvilluan një bisedë të thelluar për proceset evropiane, zhvillimet gjeopolitike dhe përgjegjësinë institucionale që kemi ndaj faktorit shqiptar, kudo që jeton.

Kryetari Ahmeti ritheksoi se angazhimi i tij mbetet i palëkundur për një politikë me vizion, qëndrueshmëri dhe dinjitet shtetëror, duke forcuar bashkëpunimin mbarëkombëtar dhe rolin politik të shqiptarëve në çdo proces vendimmarrës.

https://www.facebook.com/share/p/18weqV3Zxa

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…