Sot në Prespë Ahmeti shpalos emrin kryeministrit të parë shqiptar

Sigurisht, shumë njerëz nuk do të kishin besuar
gjithashtu, se gjuha shqipe do të ishte një gjuhë zyrtare në Maqedoninë
e Veriut ose që flamuri do të valonte i lirë dhe që do të kishim tre
universitete në gjuhën shqipe. Por ne, ca prej nesh që guxuan të synojnë
realizimin e ëndrrave, e dinim se mund t’ia dilnim. Ne e arritëm këtë së
bashku. Siç do të bëjmë edhe tani.

Kështu para dhjetë ditësh u shpreh lideri i Bashkimit Demokratik për
Integrim, Ali Ahmeti ndërsa shpalosi idenë për kryeministrin e parë
shqiptar. Në një paraqitje para opinionit, Ahmeti premtoi se në ditën e
parë të fushatës, në Konventën e Prespës, do të shpaloset edhe emri i
kandidatit të parë shqiptar për kryeministër, ndërsa tha se beson se kjo
do të realizohet.

Me këtë rast, sot në Konventën e Prespës, në Njësinë e pesë zgjedhore,
ku BDI-së promovon kandidatët për deputetë,  lideri Ali Ahmeti do të
publikojë edhe emrin e kryeministrit të parë shqiptar, ndërsa shënohet
edhe fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut.

“Së bashku, ne do të shkruajmë historinë për ta bërë ardhmërinë. Së
bashku mund t’i tregojmë botës, se vendi ynë mund të jetë me të vërtetë
një shoqëri, ku të gjithë mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të
ndjehen të barabartë. Një vend ku një shqiptar ose një shqiptare mund të
bëhet Kryeministër dhe të jetë udhëheqës i denjë që garanton
partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
Bashkimin Europian. Kjo është ajo që dua t’u mundësojë fëmijëve dhe
nipërve e mbesave tona: Besimi se ne mund të arrijmë gjithçka që
ëndërrojmë”, u pat shprehur Ahmeti me rastin e propozimit të idesë për
kryeministrin e parë shqiptar.

Konventa fillon në ora 13:00 dhe do të mbahet pranë pushimores Pretor.

Ju ftojmë që ta ndiqni Konventën dhe nëse jeni të interesuar, ta
transmetoni drejtëpërdrejt ne platformat tuja të rrjeteve sociale.

Me respekt,
Bashkimi Demokratik për Integrim

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…