
Iljas Veseli ka lindur më 12 dhjetor 1977 në fshatin Raoviq, Shkup. Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Shkollimin fillor e ka përfunduar në SH.F. “Emin Duraku” në Raoviq – Shkup, ndërsa arsimin e mesëm në Medresenë “Isa Beu” në Shkup. Studimet universitare i ka ndjekur në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, drejtimi Pedagogjik, në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Karrierën profesionale e ka ndërtuar duke ndërthurur përvojën në sektorin privat dhe administratën publike, me fokus të vazhdueshëm në përgjegjësi institucionale, menaxhim dhe shërbim ndaj komunitetit.
Nga viti 2002 deri në fillim të vitit 2006 ka qenë i angazhuar në menaxhimin e financave familjare në fushën e ndërtimtarisë, ku ka zhvilluar aftësi të rëndësishme në organizim, planifikim dhe administrim të burimeve. Nga fillimi i vitit 2006 deri në mesin e vitit 2024 ka punuar në Qytetin e Shkupit, në sektorin e inspektoratit, duke u marrë me mbikëqyrje në terren, zbatim të rregulloreve ligjore dhe koordinim institucional.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 u zgjodh këshilltar në Këshillin e Komunës së Sarajit. Në qershor të vitit 2024, me vendim të këshillit komunal, u emërua ushtrues detyre Kryetar i Komunës së Sarajit, detyrë që e ushtroi deri në zgjedhjet lokale të vitit 2025. Pas këtyre zgjedhjeve, u rizgjodh këshilltar komunal dhe, pas konstituimit të këshillit, u zgjodh Kryetar i Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit. Paralelisht, është rikthyer në detyrën e tij profesionale në sektorin e inspektoratit të Qytetit të Shkupit.
Flet gjuhën shqipe (amtare), maqedonase dhe serbo-kroate, ndërsa ka njohuri bazë të gjuhës angleze.
Kontakt:
E-mail: iljasveseli9@gmail.com
Facebook: facebook.com/share/17CzxjrcPE/

1 Comment