Anëtare e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm
Ajshe Osmani

Ajshe Osmani ka lindur më 22.08.1987 në Gostivar. Shkollën fillore e ka përfunduar në SHF” Isamil Qemali” në Gostivar, ndërsa arsimin e mesëm në Shkollen e Mesme Ekonomike të Gostivarit. Në vitin 2009 është diplomuar në Fakultetin Ekonomik drejtimi Ekonomi-Biznes pranë Univerzitetit Shtetëror të Tetovës. Studimet pasdiplomike në drejtimin Marketing-Menaxhment I ka filluar në të njejtin univerzitet dhe në vitin 2021 ka fituar titullin Magjistër I ekonomisë-marketing menaxhment.
Pas përfundimit të studimeve univerzitare, në vitin 2010 është punësuar në Sekretariatin Për Implementimin e Marveshjes së Ohrit. Gjatë periudhës 2012-2015 ka qenë e punësuar ne Entin Shtetëror të Satatistikave të RMV. Që nga dhjetori i vitit 2015 është punësuar ne Fondin për Sigurim Shëndetësor në njësin rajonale në Gostivar. Në periudhën 2023-2024 ka qene e angazhuar si asistente në Univerzietin Ndërkombëtar të Strugës në fakultetin ekonomik .
Ajshe Osmani është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.

1 Comment