Tetovë, 11.02.2026
Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Ola Sohlström, Ambasador i Suedisë në vend.
Gjatë bisedës u shkëmbyen qëndrime mbi situatën aktuale politike në vend, si dhe mbi sfidat që e shoqërojnë këtë periudhë, me theks të veçantë në marrëdhëniet ndëretnike dhe proceset integruese.
Kryetari Ahmeti theksoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet i padiskutueshëm kombëtar dhe një interes i qartë strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Sipas tij, ky proces duhet të avancojë me vendosmëri dhe të përmbyllet sa më parë, si garanci për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve dhe konsolidim të demokracisë.
https://www.facebook.com/share/p/1Bw4uZxm7a/?mibextid=wwXIfr

