Kryetari Ali Ahmeti takoi Ambasadorin e Spanjës, z. Rafael Soriano Ortiz

Tetovë, 11.02.2026

Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Rafael Soriano Ortiz, Ambasador i Spanjës në vendin tonë, në frymën e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.

Gjatë një diskutimi të thelluar mbi orientimin strategjik të vendit dhe sfidat që lidhen me stabilitetin afatgjatë politik e institucional, u theksua rëndësia e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit si garanci e paqes, bashkëjetesës dhe funksionimit demokratik të shtetit multietnik.

Kryetari Ahmeti nënvizoi se rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut mbetet një zgjedhje strategjike e qartë dhe pa alternativë, e mbështetur në vullnetin politik dhe aspiratën qytetare për anëtarësim në familjen evropiane. Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është objektiv madhor shtetëror që kërkon unitet të brendshëm, thellim të reformave dhe përgjegjësi të përbashkët politike.

Ai theksoi se përshpejtimi i këtij procesi është thelbësor për forcimin e stabilitetit institucional, nxitjen e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe konsolidimin e themeleve demokratike të shtetit.

https://www.facebook.com/share/p/1DfMbz9hZL/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…