Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm
Fatlume Rexha – Lusnjani

Fatlume Rexha Lusnjani ka lindur më 26 nëntor 1985 në Tetovë. Arsimin fillor e ka përfunduar në shkollën “Kirili dhe Metodi”, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, ndërsa më pas ka vazhduar studimet pasdiplomike – Master në drejtimin penal, po ashtu në Universitetin e Tetovës.
Aktualisht është e punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP), ku ushtron detyrat profesionale në fushën administrative dhe ligjore.
Krahas angazhimit profesional, është aktive edhe në jetën shoqërore dhe politike. Nga viti 2022 deri në vitin 2025 ka qenë Anëtare e Kryesisë së Degës së Tetovës, ndërsa në vitin 2025 është zgjedhur anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit Drejtues të Fondit për Inovacion.
Me përvojën e saj profesionale dhe angazhimin shoqëror, ajo vazhdon të kontribuojë në zhvillimin institucional dhe në pjesëmarrjen aktive në jetën publike.
