Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm

Bejza Abdiji

Bejza Abdiji ka lindur më 2 mars 2003 në Tetovë, ku jeton dhe vepron. Arsimin fillor e ka përfunduar në shkollën fillore “Naim Frashëri”, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Kirili Pejçinoviq” në Tetovë. Më pas vazhdoi studimet në drejtimin Psikologji pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës.

Në vitin 2020, filloi përvojën e saj në Komunën e Tetovës, ku veproi në departamentin për marrëdhënie me publikun. Më pas, në vitin 2021, ajo u angazhua vullnetarisht në disa organizata joqeveritare.

Nga shtatori 2022 deri në shkurt 2024, ka qenë e angazhuar në Ministrinë e Financave në Shkup.

Prej tetorit 2023 deri në qershor 2025, ajo mbajti pozicionin e Nënkryetares së Kuvendit Universitar të Studentëve në Universitetin e Tetovës, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave studentore dhe promovimin e aktiviteteve akademike.

Që nga viti 2021 ajo është aktiviste në Bashkimin Demokratik për Integrim, ku që në korrik 2025 mban funksionin e Nënkryetares së Forumit Rinor – dega Tetovë. Ishte gjithashtu pjesë e listës për Këshillin e Komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale të vitit 2025. Gjatë Kongresit të Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim, u zgjodh Anëtare e Këshillit të Përgjithshëm.

Posedon njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office, aftësi në Adobe Photoshop për dizajn bazik grafik dhe përpunim imazhesh, si dhe njohuri në programin për analizë statistikore SPSS. Ajo ka ndjekur trajnime të ndryshme për zhvillimin personal, lidershipin, forcimin e dialogut dhe partneriteteve në komunitet.

Flet shqipen si gjuhë amtare, si dhe ka njohuri të mira të gjuhës maqedonase, angleze dhe turke.

Beson fuqishëm në rëndësinë e komunikimit, zhvillimit personal, mbështetjes emocionale, dhe shëndetit mendor. Ajo funksionon sipas filozofisë: “Mënyra më e mirë për të gjetur veten është të humbasësh veten në shërbim të të tjerëve.”, duke vendosur njerëzit në qendër të çdo angazhimi të saj.

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…

5 Comments

Comments are closed.