Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm

Ardian Musliu

Ardian Musliu ka lindur më 1 nëntor 1984 në fshatin Greshnicë, Kërçovë. Ai është i martuar dhe prind i tre fëmijëve.

Arsimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Greshnicë, ndërsa arsimin e mesëm e ka ndjekur në Tetovë, në Shkollën e Mesme “Mosha Pijade”. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT), në Fakultetin Filozofik, në vitin 2008.

Karrierën profesionale e ka filluar si profesor i arsimit fillor në SHFK “Faik Konica” në Greshnicë, ku ka punuar në periudhën 2008–2016, si dhe në vitet 2017–2020. Në vitin 2016 është emëruar zëvendësdrejtor i kësaj shkolle, funksion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 2017. Më pas, nga viti 2020 deri në vitin 2023, ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, ndërsa në periudhën 2023–2024 ka qenë Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve. Aktualisht, punon si bibliotekist në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Greshnicë.

Paralelisht me angazhimin profesional, Ardian Musliu ka qenë aktiv edhe në jetën publike dhe politike. Ai ka qenë këshilltar komunal në periudhën 2013–2020. Në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ka mbajtur disa funksione të rëndësishme, duke përfshirë anëtar i Kryesisë së Degës së Kërçovës (2019–2023), Sekretar i Përgjithshëm i Degës së Kërçovës (2019–2023), si dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së në të njëjtën periudhë.

Sa i përket njohjes së gjuhëve të huaja, ai zotëron gjuhën angleze dhe gjuhën maqedonase.

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…