Lideri i BDIsë Ali Ahmeti, ka shënuar sot përvjetorin e 30 të deklaratës kushtetuese të Kaçanikut.
“30 vjetori i gurthemelit të pavarësisë së Kosovës shënohet sot.
Pikërisht më 2 korrik 1990 njëzëri u miratua deklarata kushtetuese në Kaçanik të Kosovës si shprehje e vullnetit politik dhe juridik të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ky rrugëtim, që ishte vazhdimësi e përpjekjeve të pranverës studentore të vitit 1981 dhe të aktiviteteve të mëhershme, gjeti realizimin përfundimtar në luftën çlirimtare të UCKsë dhe solidarizimin e komunitetit ndërkombëtar me të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës.
Rrugëtimin dhe përpjekjet tona ndër dekada duhet ti kujtojmë dhe ti vlerësojmë të gjithë ata burra dhe gra, duke veçuar në këtë rast dy figura, atë të Iljaz Ramajlit, por edhe të Adem Mikullovcit, të cilët ishin pjesë kyçe e kuvendit 30 vite më parë.” shkruan Ahmeti në Facebook.