Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm
Nezrane Rustemi

Nezrane Rustemi, e lindur më 06.01.1994 në Shkup, është një profesioniste dhe aktiviste e përkushtuar në fushën e edukimit, projekteve rinore, zhvillimit të komunitetit dhe fuqizimit të rolit të gruas në politikë.
Arsimin fillor e nisi në shkollën “Dituria” në Saraj, ndërsa arsimin e mesëm e përfundoi në SHMM “Dr. Pançe Karagjozov”, në drejtimin infermieri, ku u dallua si nxënëse e shkëlqyer.
Studimet universitare i vazhdoi në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në drejtimin Biologji. Studimet pasuniversitare i përfundoi në fushën e Ekologjisë, ku u dallua si studente ekselente.
Karrierën profesionale e filloi në vitin 2016 si profesoreshë në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Saraj”, ndërsa në vitin 2017 u emërua zëvendësdrejtoreshë e të njëjtës shkollë. Po në këtë vit, ka ushtruar edhe detyrën e kryetares së Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen Komunale “Higjiena Komunale” – Saraj. Në vitin 2024 është shpallur një nga profesoreshat më të mira në Saraj, duke u nderuar me mirënjohje nga Qyteti i Shkupit.
Ka qenë koordinatore dhe bashkëpunëtore në projekte të shumta rinore dhe shoqërore, ndër të cilat:
- Instituti Maqedonas për Media – koordinatore e projektit “Të rinjtë mendojnë”
- Instituti ZIP – koordinatore në krijimin e Qendrës Rinore në Saraj
- Fondacioni Albiz, American Corner dhe Europe House – bashkëpunime edukative
- Peace Corps – mentorim i një vajze nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- USAID dhe UNESCO – pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare, përfshirë një projekt në Slloveni në Universitetin e Bioteknologjisë (2022)
Sa i përket aftësive dhe komunikimit, ajo zotëron aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ka qenë pjesëmarrëse në emisione dhe debate me tema të ndryshme. Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe si gjuhë amtare, si dhe zotëron gjuhën maqedonase, angleze, turke dhe spanjolle. Gjithashtu ka njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të paketës MS Office (Word, Excel, PowerPoint) dhe është e angazhuar vazhdimisht në organizata që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit.
Angazhimin politik e filloi në vitin 2016 në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), me fokus në fuqizimin e grave në politikë. Në vitin 2020 u zgjodh nënkryetare e Forumit të Gruas në BDI – Saraj, ndërsa në vitin 2022 u emërua sekretare për mundësi të barabarta në BDI – dega Saraj.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 u zgjodh këshilltare në Qytetin e Shkupit, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm dhe u bë një zë i fuqishëm i grave në kryeqytet. Në vitin 2025 u rizgjodh në listën e qytetit, në pozitën numër 2, duke vazhduar mandatin e saj aktual.
Gjatë angazhimeve të saj, ka marrë pjesë në udhëtime zyrtare dhe trajnime në Bruksel, Slloveni, Turqi, Bosnje, Prishtinë dhe Tiranë, duke avancuar më tej njohuritë dhe përvojën në politikë dhe qeverisje.
Nezrane Rustemi vazhdon të kontribuojë me integritet dhe përkushtim për një shoqëri më të barabartë, duke mbështetur arsimin, zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e grave.
