Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm
Sejdi Nebiu

Sejdi Nebiu, i lindur më 30 janar 1983 në Haraçinë të Shkupit, arsimin fillor e ka përfunduar në SH.F. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Haraçinë, ndërsa arsimin e mesëm në SH.M.P. “ASUC Boro Petrushevski” dhe SH.M.P. “8 Shtatori” në Shkup. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Pedagogjik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në vitin 2010.
Nga viti 2005 e deri më sot është i punësuar në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive (AKP) në Shkup, ku ushtron detyrën e administratorit. Përveç angazhimit profesional, është aktiv edhe në jetën politike dhe shoqërore. Që nga viti 2002, që nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), është anëtar aktiv i këtij subjekti politik. Ka ushtruar një mandat katërvjeçar si kryetar i nëndegës në Haraçinë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, si bartës liste i BDI-së, është zgjedhur këshilltar komunal për mandatin 2021–2025, si dhe Kryetar i Këshillit të Komunës së Haraçinës. Në vitin 2025 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. Ai është vazhdimisht aktiv politikisht që nga viti 2002 në të njëjtin subjekt, duke kontribuar në aktivitetet politike dhe proceset zgjedhore.
Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
