Kryetari Ahmeti, përkujton 45-vjetorin e demonstratave studentore të vitit 1981

Me rastin e 45-vjetorit të demonstratave studentore të vitit 1981, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, vlerësoi se ato përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, duke nisur si zë i studentëve dhe duke u shndërruar shpejt në zërin e gjithë popullit për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar. Ahmeti theksoi se 11 dhe 26 marsi, si dhe 1 dhe 2 prilli, mbeten data të skalitura në kujtesën kombëtare, ditë kur studentët, punëtorët dhe qytetarët shqiptarë u ngritën me guxim për të kërkuar të drejtat e mohuara dhe për të hapur rrugën e lirisë.

Sipas tij, demonstratat e vitit 1981 nuk ishin vetëm protesta studentore, por një lëvizje e madhe popullore që zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe e shndërroi çështjen shqiptare në një proces të pakthyeshëm historik. Ato dëshmuan se kur një popull bashkohet rreth një ideali të drejtë, asnjë pengesë nuk mund ta ndalë rrugëtimin e tij drejt lirisë, rrugëtim që më pas u jetësua edhe përmes luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këtë jubile, Ahmeti shprehu respekt dhe mirënjohje për të gjithë studentët, veprimtarët, punëtorët, patriotët, të burgosurit politikë dhe të rënët që u bënë pjesë e asaj lëvizjeje të madhe kombëtare.

Ai vlerësoi se sakrifica, guximi dhe idealizmi i tyre mbeten frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë dhe për vazhdimin e rrugës sonë kombëtare drejt barazisë, dinjitetit, përparimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Lavdi të gjithë atyre që me sakrificën e tyre i hapën rrugën lirisë dhe të ardhmes së kombit shqiptar.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…