Tiranë, 14 maj 2026
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në panelin “Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkërisht?”, të zhvilluar në kuadër të Samitit të IV të Diasporës Shqiptare që po mbahet në Tiranë.
Paneli u moderua nga Rudina Xhunga, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe Ferit Hoxha, Glauk Konjufca, Dritan Abazović, Arbër Gashi dhe Lazim Destani.
Ky panel shërbeu si një hapësirë diskutimi për rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin, fuqizimin dhe përfaqësimin e kombit në arenën ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të përpjekjeve dhe bashkëpunimit mbarëshqiptar.
Samiti i IV i Diasporës Shqiptare paraqet një platformë të rëndësishme për reflektim dhe veprim të përbashkët, me synim forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve kudo që jetojnë dhe kontributin e tyre në zhvillimin e vendeve tona dhe të kombit në tërësi.





