BDI: GRANTE NË KOHË PREJ 20.000 EURO PËR SECILIN FERMER TË RI NËN MOSHËN 35 VJEÇ

Kandidati për kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi dje vizitoi
fshatin Grçec ku realizoi takim me bujqit dhe fermerët e këtij
vendbanimi. Gjatë vizitës ai për së afërmi u njoftua me nevojat e tyre
dhe njëherit ua prezantoi aspektet e përcaktimit të tij për zhvillim të
bujqësisë dhe për mbështetjen e fermerëve.

“Qeveria do të jetë një shtyllë mbështetëse e fuqishme për të gjithë
fermerët dhe bujqit në vendin tonë. Ju jeni ata që me punën tuaj dhe me
prodhimet tuaja ushqeni popullin, ndaj përcaktimi ynë është që me një
fokus të veçantë të trajtohen të gjitha sfidat me të cilat
ballafaqoheni, ndaj planifikojmë mbështetje vjetore për këtë sektor prej
200 milion eurosh, për modernizim të makinerisë bujqësore, investime ne
infrastrukture rurale, investime kapitale ne sistemet për ujitje etj” –
theksoi Ziberi.

Maqedonia e Veriut pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe
bujqësia do të jetë një nga temat thelbësore gjatë negociatave, sepse
Bashkimi Evropian bujqësinë dhe fermerët i ngren në shkallën më të lartë
të interesit, ndaj në këtë sektor do të ketë reforma shumë serioze të
cilat do të na përmirësojnë jetën të gjithëve – potencoi Ziberi.

Ai theksoi se me ardhjen e tij si kryeministër do të përkushtohet në
krijimin e mundësive për bujqit të cilët gjithnjë e më shumë i largohen
kësaj fushe të veprimit, dhe si prioritet do të jetë stimulimi i bujqve
të rinj deri në 35 vjet me grante të pakthyeshme prej 20.000 eurosh.
Gjithashtu parashikohet edhe mbështetje për ndërmarrjet bujqësore te
vogla, mikro dhe te mesme me qëllim që tu lehtësohet plasimi i
produkteve në treg – shpjegoi Ziberi.

Related posts

Ali Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Francës, z. Christophe…

BDI: Hyzmeqarët nga Vlen na largojnë nga Europa e Amerika, afrohen me Kinën dhe Rusinë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e…

BDI: Nënshkruat deklaratë për mos hyrje në Qeveri pa perspektivë europiane, u rreshtuat me Kinën dhe Rusinë

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me…