Ziberi nga Zhelina: LSDM as në program nuk e kishte gjuhën shqipe, atë e bëri BDI

Kandidati për postin e kryeministrit shqiptar, i nominuar nga radhët e
Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Naser Ziberi  në tubimin e mbajtur
para banorëve të komunës së Zhelinës  ju sqaroi  se kandidimi i tij për
postin e kryeministrit shqiptar  në këto zgjedhje të parakohshme
parlamentare që do të mbahen me 15-të korrik të këtij vitit mbartë në
vete dy porosi ku njëra është simbolike e tjetra përmbajtjesore.

“ Çështja simbolike qëndron në faktin se për herë të parë shqiptarët në
Republikën e Maqedonisë së Veriut pretendojnë postin kryesor përmes të
cilit kërkojnë që simbolikisht edhe faktikisht të tregojnë se në asnjë
dimension të zhvillimit shoqëror nuk duhet të ndjehemi inferior ndaj të
tjerëve.  Ne duam që me dinjitet, aftësi të përfaqësojmë këtë vend që e
llogarisim si pjesën tonë.  Kjo nuk është e tëra sepse synim dhe ambicie
e çdo subjekti politik është marrja e pushteti, lufta për pushtet ka një
synim final dhe kjo është udhëheqja me Qeverinë  dhe ne këtë pretendojmë
por jo si qëllim në vetvete, si qëllim për mes së cilit duam të
realizojmë interesat tona kombëtare dhe shoqërore  ku ne si shtylla e
dytë  që garanton sigurinë, zhvillimin dhe perspektivën e këtij kombi
kemi po aq të drejtë  dhe aq përgjegjësi që këtë ta bëjmë,”  u shpreh
Ziberi.

Para banorëve të komunës së Zhelinës dhe të Dervenit, z. Ziberi tha se
përmes platformës e cila është duke u shpalosur në çdo tubim ka për
qëllim realizimin e dy detyrave shumë të rëndësishme për qytetarët e
RMV-së.

“Detyra e parë  është që ta bëjmë Republikën e Maqedonisë së Veriut një
vend të mirë për të jetuar, më të zhvilluar, me perspektiv dhe të
sigurt. Kjo gjë mund të realizohet me instrumente konkrete duke
ndryshuar politikat ekonomike të cilat do të stimulojnë edhe më tepër
zhvillimin ekonomik pra zhvillim të barabartë rajonal për gjithë
qytetarët pavarësisht a bëhet fjalë për  komunën e Zhelinës apo për
vendbanime tjera.  Këtë koncept zhvillimor ta shtrijmë në të gjitha
dimensionet e funksionimit të shtetit sidomos në sistemin politik  ku do
ti demontojmë çerdhet e fundit të cilat fatkeqësisht vështir çlirohen
nga  ngarkesat e të kaluarës,” potencoi z. Ziberi.

Në fund të fjalimit të tij, z. Ziberi nënvizoi se kërkesa e tyre për
postin e kryeministrit të RMV-së është një kërkesë e drejtë dhe
natyrshme, pasi vetë Kushtetua thotë se çdo qytetarë ka të drejt të
zgjedh dhe të zgjidhet andaj sipas tij askush nuk mund të mohoj 
kandidaturën e tij.

“Nga Komuna e Zhelinës po ju drejtohem atyre që të ndërpresin fjalimet
që shkaktojnë pakënaqësi te qytetarët pasi pas 15-të korrikut duhet të
ulemi e të bisedojmë. Le të na tregojnë një fjali nga platforma e tyre
ku shkruan se gjuha shqipe të jetë zyrtare? Por JO në programet e tyre
nuk ka kështu përcaktimi. Ky përcaktim është në programin e Ali Ahmetit.
Ky përcaktim buron nga vullneti dhe zemra e popullit shqiptarë. Sikurse
ne mos e kishim kërkuar këtë drejt ata nuk janë aq zemërgjerë që të na e
falnin pozitën e kryeministrit,” përfundoi Ziberi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…