BDI: Burim Latifi nuk bëhet i gjallë edhe pas ditës së katërt. Fshihet për dëmin e shkaktuar prej 6 milion euro

Në qendër të skandalit janë kompanitë që përbëjnë konsorciumin ndërkombëtar për ndërtimin e largpërçuesit Manastie–Elbasan Kodar Energomontaža dhe ElNos BL nga Banja Luka, kompani e lidhur me rrjete të fuqishme politike të afërt me Millorad Dodikun nga Republika Serpska.

Pse Burim Latifi po hesht?

A është nënshkruar kontrata me kompaninë nga Banja Luka e Republikës Serpska?

Pse po e mbron kompaninë nga Banja Luka e afërt me Dodikun?

Cila është arsyeja që Burim Latifi të shkaktoj një dëm prej 6 milion euro?

Heshtja edhe pas katër ditësh nuk është më thjesht mungesë reagimi, është shmangie e përgjegjësisë. Bëhet fjalë për një dëm prej 6 milionë eurosh në MEPSO, një institucion publik ku çdo vendim duhet të jetë transparent dhe në interes të qytetarëve.

Në vend të sqarimeve konkrete, opinioni publik po përballet me përpjekje për të zhvendosur vëmendjen dhe për të relativizuar një skandal që prek drejtpërdrejt paranë publike. Ndërkohë, askush nga vendimmarrësit nuk po jep llogari.

Një skandal i këtyre përmasave nuk mund të fshihet dhe nuk mund të kalojë në heshtje. Qytetarët meritojnë përgjigje të qarta: kush e mori vendimin, kush përfitoi dhe kush do të mbajë përgjegjësi për 6 milionë eurot e humbura.

Koha për heshtje ka mbaruar. Është koha e përgjegjësisë. Prokuroria publike të hetojë këtë rast keqpërdorimi milionësh

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…