BDI: Vlen sot konfirmoi edhe një herë rolin që ia ka caktuar VMRO-DPMNE: zëdhënës kundër Shqipërisë dhe kundër interesit shqiptar.

Prej javësh Hristijan Mickoski ka hapur sulme politike ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk hesht përballë cenimit të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sepse ecën përpara në procesin evropian.

Në vend që të mbrojnë dinjitetin e shqiptarëve këtu, Vlen u rreshtua menjëherë në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE.

Sot pamë diçka të paprecedentë: të përzgjedhurit e tyre shqiptarë në qeveri që sulmojnë Shqipërinë me gjuhë më të ashpër se partnerët e tyre maqedonas.

Në vend që të kërkojnë respektimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe kursin evropian të vendit, ata harxhojnë energji duke bërë betejat e VMRO-DPMNE-së.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për përfaqësues që përdoren si vegla kundër Tiranës sa herë e kërkon propaganda e qeverisë.

Kanë nevojë për përfaqësues që mbrojnë interesin e tyre kombëtar dhe qytetar.

Historia do ta mbajë mend këtë periudhë si kohën kur disa u thirrën në emër të shqiptarëve, por në fakt u shndërruan në instrument kundër shqiptarëve

Related posts

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pas kërkesave të përsëritura të studentëve dhe protestave, ministrit Jeton Shasivari i duhet kohë,…

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë…